Skiatorja Lara Gut - Behrami pas fitores në disiplinën e lëshimit, sot nuk arriti të përsëris suksesin e ditës së djeshme, duke përfunduar në Top 10-sh në disiplinën e Supersllallomit të madh të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Zauchensee të Austrisë.
Skiatorja nga Italia, Federica Brignone, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:10,84 minuta.
Skiatorja italiane për 4 qindtat e mposhti zviceranen Corinne Suter.
Lara Gut - Behrami
Garë dramatike por Suter ka qenë e pafat dhe u desh të kënaqej me vendin e dytë.
Austriakja Ariane Radler përfundon në pozitën e tretë dhe me vetëm 17 qindtat larg pozitës së parë.
Lara Gut – Behrami, gruaja e futbollistit Valon Behrami, renditet në pozitën e 10-të, me 64 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës.
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 1:10.84
2. Corinne Suter (Zvicra) +0.04
3. Ariane Raedler (Austria) +0.17
4. Marta Bassino (Italia) +0.43
5. Laura Gauche (Franca) +0.51
5. Tessa Worley (Franca) +0.51
7. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.53
8. Elena Curtoni (Italia) +0.59
9. Ester Ledecka (Çekia) +0.60
10. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.64