Skiatori Lucas Braathen befason të gjithë në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Wengen të Zvicrës.
As laiku më i madh nuk e ka pritur fitoren e Braathen, duke e pasur parasysh se në rrëshqitjen e parë përfundoi në vend të 29-të.
Kthesa e papritur ndodhi në grahjen e dytë, ku bashkëkombësi i tij Henrik Kristoffersen dështoi, ndërsa Braathen befasisht e fiton garën me kohë të kaluar për 1:41.48 minuta, duke e lënë pas për 22 qindtat zviceranin Daniel Yule.
Braathen befason të gjithë
Italiani Giuliano Razzoli renditet në pozitën e tretë e me 3 qindtat më i mirë se Fabio Gstrein nga Austria.
Është interesant se Kristoffersen kryesonte në rrëshqitjen e parë, duke e lënë pas për 11 qindtat Fellerin.
Skijimi si shumë herë sjellë befasi dhe të papritura, siç ndodhi me fitoren e norvegjezit Braathen.
Në Wengen sot ishte dramë e skijimit.
Renditja
1. Lucas Braathen (Norvegjia) 1:41.48
2. Daniel Yule (Zvicra) +0.22
3. Giuliano Razzoli (Italia) +0.29
4. Fabio Gstrein (Austria) +0.32
5. Manuel Feller (Austria) +0.39
6. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) +0.40
7. Loic Meillard (Zvivra) +41
8. Clement Noel (Franca) +0.51
9. Alexis Pinturault (Franca) +0.56
10. Marco Schwarz (Austria) +1.23