Si çdo federatë tjetër sportive, edhe Federata Skitare e Kosovës, shpalli më të mirët për vitit 2021.
Në ambientet e hotel ‘Ke Luani’ në Bogë të Rugovës, FSK shpalli më të mirët në skijim për vitin 2021! Garuesit e të gjitha grupmoshave u shpërblyen për rezultatet e arritura në sezonin e kaluar si në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare.
Kampionet dhe kampionët ishin:
U8:
Femrat: Morena Mema
Meshkujt: Ajan Pupovci
U10:
Femrat: Reina Bojku
Meshkujt: Berk Lika
U12:
Femrat: Kajla Qesko
Meshkujt: Ajan Dresha
U14:
Femrat: Klara Sefaj
Meshkujt: Andi Pupovci
U16:
Femrat: Lirika Deva
Meshkujt: Klos Vokshi
U18:
Femrat: Kiana Kryeziu
Meshkujt: Drin Kokaj
U21:
Meshkujt: Arbi Pupovci
Seniorët:
Femrat: Diellza Kastrati
Meshkujt: Sevgin Lika
Për arritjet më të larta në arenën ndërkombëtare u shpërblye skitari Olimpik Albin Tahiri, kurse si kampion të padiskutueshëm në arenën vendore dhe ndërkombëtare u shpërblyen po ashtu skitarët Olimpik: Kiana Kryeziu dhe Arbi Pupovci.
Klubi më i mirë për vitin 2021 u shpall K.S. "Alpi" nga Peja me 1723 pikë!
Trajneri më i mirë për vitin 2021 u shpall Selektori i përfaqësueses së Republikës së Kosovës Agim Pupovci.
Punëtori më i mirë për vitin 2021 u shpall Mentor Maloku.
Referi më i mirë u shpall Gazmend Loshi.