Skiatori më i mirë në Kosovë, Albin Tahiri, ka siguruar normën për Lojërat Olimpike – Pekini 2022”.
Lajmi bëhet i ditur edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Tahiri ka siguruar normën në katër disiplina.
“Albin Tahiri, i kualifikuar në katër disiplina të skijimit alpin për Lojërat Olimpike Dimërore - Pekini 2022: Sllallom, sllallom i madh, kombinim alpin dhe lëshim”, njofton KOK-u.