Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde është treguar i jashtëzakonshëm, duke fituar në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë.
Skiatori norvegjez rrëshqiti me më pak gabime duke arritur i pari në cak me kohë të kaluar për 1:55,92 minuta, 42 qindtat më i shpejt se francezi Johann Clarey.
Francezi tjetër Blaise Giezendanner renditet në pozitën e tretë, me kohë më të dobët për 63 qindtat se fituesi i garës.
Kilde
Skiatorët zviceranë mbeten jashtë podiumit.
Renditja
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:55,92
2. Johann Clarey (Franca) +0,42
3. Blaise Giezendanner (Franca) +0,63
4. Mathias Mayer (Austria) +0,67
5. Marco Odermatt (Zvicra) +0,78
6. James Crawford (Kanada) +1,02
7. Travis Ganong (SHBA) +1,06
8. Beat Feuz (Zvicra) +1,14
9. Niels Hintermann (Zvicra) +1,19
10. Daniel Hemetsberger (Austria) +1,26