Skiatorja italiane, Sofia Goggia, triumfon në disiplinën e lëshimit, që u zhvillua në Cortina të Italisë.
Ajo ka treguar rrëshqitje më të përsosur duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:06,98 minuta.
Skiatorja italiane pati kohën më të mirë për 20 qindtat se austriakja Ramona Siebenhofer.
Lara Gut - Behrami
Skiatorja e Republikës së Çekisë, Ester Ledecka arriti në podium, në vend të tretë por me kohë më të dobët për 26 qindtat se fituesja e garës.
Lara Gut-Behrami, gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behramit, përfundoi garën në pozitën e 9-të, me kohë më të ngadalshme për 68 qindtat se Goggia.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës, Shiffrin udhëheq me 966 pikë, pasojnë Vlhova 929, Goggia 769 pikë etj.
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:06,98
2. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,20
3. Ester Ledecka (Çekia) +0,26
4. Corinne Suter (Zvicra) +0,33
5. Mirjam Puchner (Austria) +0,37
6. Michelle Gisin (Zvicra) +0,44
7. Elisabeth Reisinger (Austria) +0,57
8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) + 0,59
9. Lara Gut-Behrami (Zvicra) + 0,68
10. Kira Weidle (Gjermania) +0,81