Skiatorja italiane, Elena Curtoni, është më e mira në supersllallom të madh, në garën që u mbajt në Cortina të Italisë.
Ajo bëri paraqitje më të mirë duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:20,98 minuta apo me një epërsi shumë të ngushtë, 9 qindtat nga pozita e dytë Tamara Tippler nga Austria.
Zvicerania Michelle Gisin renditet në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 24 qindtat se Curtoni.
Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami nuk e ka pasur ditën e saj, e cila renditet në vend të 13-të, duke ngecur për 83 qindtat e sekondës nga pozita e parë.
Renditja
1. Elena Curtoni (Italia) 1:20,98
2. Tamara Tippler (Austria) +0,09
3. Michelle Gisin (Zvicra) +0,24
4. Federica Brignone (Italia) +0,32
5. Corinne Suter (Zvicra) +0,44
6. Tessa Worley (Franca) +0,54
7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,59
8. Ester Ledecka (Çekia) +0,61
9. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0,62
10. Mirjam Puchner (Austria) +0,66