Skiatori gjerman, Linus Strasser, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit nën dritat e reflektorëve, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë.
Gjermani zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,00 minuta, me një epërsi shumë të ngushtë, tre qindtat para norvegjezit Atle Lie Mcgrath.
Strasser e priste me padurim fitoren e tij të tretë në karrierë.
Linus Strasser
Ai në janar të vitit 2017 ishte më i miri në sllallomin paralel në Stokholm, dhe në janar 2021 në sllallomin e Zagrebit.
Duhet theksuar se në rrëshqitjen e parë suedezi Kristoffer Jakobsen udhëhoqi me 58 qindtat e sekondës, por nuk i rezistoi presionit në finale.
Austriaku Manuel Feller renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 39 qindtat se fituesi i garës dhe për tre qindtat kaq qenë më i shpejt se norvegjezi Henrik Kristoffersen.
Renditja
1. Linus Strasser (Gjermania) 1:46,00
2. Atle Lie Mcgrath (Norvegjia) +0,03
3. Manuel Feller (Austria) +0,39
4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,42
5. Alex Vinatzer (Italia) +0,43
6. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) +0,45
7. Tommaso Sala (Italia) +0,61
8. Alexander Horoshilov (Rusia) +0,62
9. Clement Noel (Franca) +0,63
10. Tanguy Nef (Zvicra) +0,64