Mediumi kinez shkruan për talenten e madhe të Kosovës!
Mediumi kinez ‘China Daily’ ka bërë një shkrim për skitaren Kiana Kryeziu, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’.
Në shkrimin për Kryeziun, ‘China Daily’ e ka paraqitur Kosovën si shtet.
E përditshmja që është e shkruar në gjuhën angleze, është pronë e Departamentit të Publicitetit në Partinë Komuniste të Kines, ndërsa burim i këtij shkrimi ka qenë “Associated Press”.