Pas një udhëtimi 'maratonik' Prishtinë - Stamboll - Pekin, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës.
Ekipi i është nënshtruar procedurave për Covid 19 në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit dhe në Fshatin Olimpik.
Ekipi përbëhet nga skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.
Kosova synon paraqitje sa më të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.