Skiatori Albin Tahiri ka zhvilluar stërvitje sot në Qendrën Skitare në Yanqing të Kinës, për t'u ambientuar me kushtet klimatike dhe temperaturat e ulta.
Shtegu për përgatitje në garën e lëshimit hapet të enjten.
Ndërkohë, Kiana Kryeziu nis përgatitjet nesër (e mërkurë).
Ajo do të përgatitet për sllallom të madh, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.