Therese Johaug arkëtoi medaljen e parë, të artë në Lojrat Olimpike Dimërore në Pekin, pasi që ishte më e shpejtë në garën e 15 kilometrave me ski.
Skiatorja norvegjeze dominoi “skiatlon”-in dhe mbylli garën me kohë prej 44.13 minuta, duke e lënë pas Natalia Nepriaeva-n nga Rusia dhe Teresa Stadlober nga Austria.
Kujtojmë se skiatorja nga Maqedonia, Ana Cvetanovska ishte paraqitur për këtë garë, mirëpo organizatorët e kufizuan numrin e pjesëmarrësve për shkak të pandemisë “COVID-19”.
Kushtet e motit ishin në favor të olimpisteve, ndonëse në mëngjes, në Pekin po frynte një erë e fortë, për shkak të së cilës u shty edhe stërvitja e lëshimit me ski në konkurencën e meshkuj.