Kosova ka një numër të madh të skiatorëve dhe skiatoreve të talentuar.
Një emër që po vjen është edhe skiatori i talentuar Ajdar Haruni.
Ai është jashtëzakonisht i mirë në disiplinën e sllallomit të madh, ku doli edhe kampion i Kosovës për U-14 në garën që u zhvillua në Brod të Dragashit.
Haruni befasoi edhe njohësit e këtij sporti me paraqitjen që ka bërë në Kampionatin e Kosovës.
Reflekset e tija ishin edhe arma më e fortë e triumfit në kampionat.
Haruni është anëtar i klubit skitar Arxhena nga Dragashi.
Një skiator shumë i mirë dhe shpresë e madhe për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Haruni stërvitet me përkushtim në përsosjen e teknikës dhe për të arritur kohën edhe më të mirë në disiplinën e tij.