Skiatorja Lara Gut-Behrami është një nga favoritet më të mëdha të Zvicrës, për të fituar medalje olimpike në sllallomin e madh.
Lara Gut-Behrami ka bërë pushim para Lojërave Olimpike në Pekin të Kinës.
“Nuk isha në gjendje të stërvitesha siç duhet, kjo më kushtoi shumë energji në janar”, e arsyeton zviceranja vendimin e saj për të mos garuar në fund të janarit.
Tani ajo ndihet sërish në formë të shkëlqyer në kulmin e sezonit.
Gruaja e futbollistit të njohur nga Kosova, Valon Behrami, me padurim e pret garën e parë (të hënën) në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ishte pak befasi kur Lara Gut-Behrami njoftoi dy javë më parë se do të bënte një pushim të shkurtër nga gara.
Në sezonin aktual, gruaja nga Ticino ishte në fakt shumë mirë dhe fitoi Supersllallomin e madh në St. Moritz dhe lëshimin në Zauchensee, shkruan media zvicerane “20 min”.
Tani është kthyer Gut-Behrami. 30-vjeçarja ndodhet në Kinë që nga e enjtja dhe është kthyer në zotërim të plotë të fuqisë së saj. “Ditët e pakta të pushimit ishin shumë të mira, munda ta shfrytëzoja shumë mirë kohën”, thotë Gut-Behrami.
Ajo qe sëmurë në Amerikën e Veriut, më pas rrëzimi në St. Moritz dhe më pas ishte infektuar me Covid-19.
“Nuk mund të stërvitesha siç duhet, kjo më mori shumë energji në janar”, tha ajo. “Tani po pres me padurim sllallomin e madh si lufta e parë dhe do të jetë një garë kërkuese”, tha ajo.
Të shtunën, skiatorja me 34 fitore në Kupën e Botës, stërviti për herë të parë në Xiaohaituo.
“Pjerrësia të kujton atë të Lojërave Olimpike në Korenë e Jugut, bora është e thatë dhe shumë agresive”. Këto janë kushte që duhet t'i përshtaten zviceranëve. “Është shumë bukur për të rrëshqitur, pjerrësia është e rregulluar”, thotë Gut-Behrami.