Ester Ledecka mbrojti medaljen e artë olimpike dhe fitoi sllallomin paralel në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Daniela Ulbin shënoi sukses të madh dhe u vendos në garën finale.
Në fund, megjithatë, ajo duhej të kënaqej me medaljen e argjendit. Garuesja çeke bëri histori dhe u bë e para e vendit të saj me tre medalje olimpike.
Gloria Kotnik nga Sllovenia fitoi luftën për pozitën e tretë në duelin me Mihel Deker nga Holanda.
Në konkurrencën e meshkujve në të njëjtën disiplinë, më i miri ishte Benjamin Karl nga Austria para sllovenit Tim Mastnak dhe rusit Viktor Vild.