Austriaku Matijas Mayer arkëtoi medaljen e artë në superslallomin e madh në Lojërat Olimpik Dimërore “Pekin 2022”, me çka u fut në historikun e kësaj gare.
Për skiatorin austriak, kjo ishte medalja e tretë e artë në tre edicione të Lojrave Olimpike Dimërore, diçka që asnjë konkurrent tjetër nuk e ka arritur deri më tani. Maer mbrojti medaljen e artë, të fituar Pjongçang në disiplinën “Super XHi”, ndërsa në Soçi, në vitin 2014 fitoi garën në lëshim me ski.
Skiatori 31 vjeçar triumfoi në Pekin, me vetëm katër të qindtat e sekondës epërsi ndaj Ryan Kohran-Siegel nga SHBA, në vendin e dytë, ndërsa medalja e bronzit i takoi Aleksander Omot-Kilde nga Norvegjia.
Për të kjo është medalja e dytë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, pasi fitoi vendin e tretë në garën e lëshimit me ski.