Lojërat Olimpike Dimërore vazhdojnë të zhgënjejnë këtë vit dhe këtë e tregojnë sërish me fotot e publikuara së fundmi nga mediat në botë.
“Big Air Shouganag” është një pistë skiatorësh e cila shërben për disiplinën e kërcimit të lirë. Ajo është 64 metra e gjatë dhe është e ndërtuar në perëndim të Pekinit.
Prapa saj ndodhen ish-fabrikat e çelikut, të cilat i jep një pamje më të shëmtuar garave që zhvillohen në këtë pistë.
Fansat kudo nga bota nuk kanë nguruar pa dhënë komentet e tyre për këtë gjë, duke i quajtur këto lojëra zhgënjyese dhe se nuk mendojnë për shëndetin e sportistëve por vetëm për paratë që do të fitojnë...