Albin Tahiri ka shënuar suksesin më të mirë në histori për skijimin e Kosovës.
Ai zuri vendin e 15-të në superkombinim, me kohë më të dobët për 16 sekonda e 86 qindtat se pozita e parë.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e ka përgëzuar Albin Tahirin për zënien e vendit të 15-të, pozitë kjo më e mira në histori të pjesëmarrjes së Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Krasniqi i ka dëshiruar suksese Albinit edhe në garat e ardhshme.
“Kishte synim top 30-shin, por përfundoi në top 15 të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.