Skiatori Albin Tahiri është jashtëzakonisht i kënaqur me suksesin e sotëm, duke renditur në vend të 15-të në superkombinim në Lojërat Olimpike Dimërore – Pekini 2022.
Ai tha se sikur dikush t’i thoshte para disa muajve se do të arrinte në pozitën e 15-të, do të firmoste menjëherë.
“Nëse dikush do të thoshte për mua se do të jem top 15 në Olimpiadë disa muaj më parë, do të firmosja menjëherë.
Faleminderit të gjithëve që besuan tek unë dhe më mbështetën gjatë gjithë atyre viteve”, ka shkruar mes të tjera Tahiri në profilin e tij në facebook.