Ajumu siguron medaljen e parë të artë për Japoninë!
Hirano Ajumu ishte më i miri në finale dhe fitoi medaljen e artë në snouboard në Lojërat Olimpike të Pekinit.
Për japonezët kjo është medalja e parë e artë, pas dy medaljeve të argjendta radhazi në Lojrat Olimpike Dimërore në Phenian dhe Soçi.
Në tentativën e fundit, atleti japonez shënoi pikë të mjaftueshme për të shtyrë në vendin e dytë Skoti Xhejsin nga Australia. Ndërkohë Jan Sherer nga Zvicra ishte një fitues befasues i medaljes bronzi.