Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, është kampion olimpik në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore - Pekin 2022.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:09.35 minuta, duke e lënë pas sllovenin Zan Kranjec.
Slloveni stoliset me medalje të argjendtë, duke shënuar sukses të madh.
Ai mbeti për 19 qindtat larg vendit të parë.
Francezi Mathieu Faivre është fitues i medaljes së bronztë, i cili pati kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 34 qindtat se pozita e parë.
Vetë Odermatt është i gëzuar pas triumfit. Kampioni olimpik i sapokurorëzuar thotë për SRF:
“Jam shumë krenar që mund të ndjek hapat e të madhit Carlo Janka.
Ndjenja është e pabesueshme.
Faleminderit të gjithëve që më mbështetën”, ka thënë Odermatt.
“Është thjesht një ëndërr e madhe që u bë realitet.
Në fakt nuk e kam ëndërruar kurrë” thotë më tej. “Doja një medalje dhe tani është vetëm e artë. Unë rrezikova gjithçka”, ka thënë zvicerani.