Skitari nga Xhamajka garon në Olimpiadë vetëm për qejf, e përfundon garën 35 sekonda me vonesë.
Benjamin Alexander është skitari i parë alpin olimpik në historinë e Xhamajkës.
Ai garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh, por megjithëse përfundoi i fundit nga ata që e mbyllën garën, ai ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve.
Kjo për arsye se ai nuk garoi për të zënë ndonjë vend lart në renditje, por skijoi për qejf.
Ai e përfundoi garën 35 sekonda pas vendit të parë dhe 16 sekonda pas vendit të fundit, Arif Khan të Indisë.