Gisin mbron titullin olimpik!
Skiatorja zvicerane Michelle Gisin, për herë të dytë radhazi u bë kampione olimpike. Gisin është fituese e medaljes së artë në disiplinën e superkombinimit në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Gisin bëri paraqitje fantastike duke shënuar fitore të madhe.

Holdener, Gisin dhe Brignone
Ajo doli e para me kohë të kaluar për 2:25,67 minuta, e cila ishte më e shpejt për një sekondë e 5 qindta se bashkëkombësja Wendy Holdener.
Zviceranja Wendy Holdener stoliset me medalje të argjendtë.

Gisin e Holdener festojnë
Skiatorja italiane fiton medaljen e bronztë e cila ngeci për 1 sekondë e 85 qindtat larg vendit të parë.
Renditja
1. Michelle Gisini (Zvicra) 2:25,67
2. Wendy Holdener (Zvicra) +1,05
3. Federica Brignone (Italia) +1,85