Ekipi i Zvicrës regjsitroi medaljen e artë dhe të argjendit në disiplinën “Ski Kros”, në stilin e lirë, në kuadër të Lojrave Olimpike Dimërorë në Pekin.
Deri te medalja e artë erdhi Rajan Rexh, i drejtoi garën nga fillimi e deri në fund, duke mos lënë asnjë hapësirë për befasi.
Në vendin e dytë u rreshtua Aleks Fiv , gjithashtu nga Zvicra. Vendi i tretë dhe medalja e bronzit shkoi te rusi Sergej Ridik, njëjtë si edhe në Olmpiadën e fundit në Phenian.
Ndërkohë pa medalje mbeti suedezi i favorizuar Erik Moberg.