Dështimi në sllallomin e madh, sllallom dhe gjithashtu në superkombinim në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, padyshim se do të mbesin si pika më e zezë për skiatoren amerikane Mikaela Shiffrin.
Ajo i nisi garat si favorite e madhe për medalje të artë, por përfundoi duarbosh. I rrodhën lotët nga dëshpërimi.
Ajo nuk ka mundur dhe nuk ka dashur ta fshehë zhgënjimin e saj në intervista, duke vënë në pikëpyetje të gjithë karrierën e saj para syve të botës së sportit.
Shqetësimi i saj, kur të enjten ajo ndau mesazhet e urrejtjes që mori pas dështimeve në Yanqing. "Nuk e përballoj dot presionin", "arrogante", "ke atë që meriton"...kështu iu drejtuan disa komentues.
"Urrejtësit nuk e meritojnë kohën tuaj", ka shkruar Shiffrin.
“Mos u dërgoni mesazhe atyre që të urrejnë. Ata nuk e meritojnë kohën tuaj. Vazhdo. Ngrihu dhe bëj gjënë tënde. Kjo është e bukur", ka thënë skiatorja amerikane.
“60 për qind e dështimeve të të gjithë karrierës sime ndodhën këtu në këto Lojëra Olimpike,” llogarit ajo. “Ndoshta duhet të ndalem”, tha ajo me shaka të enjten.