Skiatorja çeke, Ester Ledecka, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Crans Montana të Zvicrës.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:30,17 apo për 21 qindtat e kohës më të mirë se norvegjezja Ragnhild Mowinckel.
Austriakja Cornelia Hütter ngec për 42 qindtat nga pozita e parë por me kohë më të mirë se pozita e katërt Priska Nufer nga Zvicra.
Michelle Gisin e Zvucrës përfundoi në vend të shtatë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 12 qindtat nga vendi i parë.
Renditja
1. Ester Ledecka (Çekia) 1:30,17
2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,21
3. Cornelia Hütter (Austria) +0,42
4. Priska Nufer (Zvicra) +0,81
5. Mirjam Puchner (Austria) +0,98
6. Joana Hählen (Zvicra) +1,11
7. Michelle Gisin (Zvicra) +1,12
8. Michelle Gagnon (Kanada) +1,19
9. Tamara Tippler (Austria) +1,20
10. Corinne Suter (Zvicra) +1,22