Skiatorja zvicerane, Priska Nufer, është fituese në garën e disiplinës së lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës.
Nofer bëri paraqitje fantastike, duke triumfuar me kohë të kaluar për 1:29,93 minuta.
Zviceranja pati kohën më të mirë për 11 qindtat se fituesja e garës së djeshme në lëshim, çekja Ester Ledecka.
Ester Ledecka.
Skiatorja italiane Sofia Goggia përfundon në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 23 qindtat se Nufer.
Në vend të pestë përfundojnë dy skiatore me kohë të njëjtë, austriakja Stephanie Venier dhe norvegjezja Ragnihild Mowinckel.
Gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, pati një ditë të keqe, përfundoi në vend të 19-ti me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 28 qindtat se fituesja e garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Vlhova dhe Shiffrin udhëheqin me nga 1026 pikë, e ndjekur nga Goggia me 851 pikë.
Në disiplinën e lëshimit, Goggia kryeson me 482 pikë, pasojnë Suter 407, Ledecka 311 pikë.
Renditja
1. Priska Nufer (Zvicra) 1:29,93
2. Ester Ledecka (Çekia) +0,11
3. Sofia Goggia (Italia) +0,23
4. Corinne Suter (Zvicra) +0,27
5. Stephanie Venier (Austria) +0,31
5. Ragnihild Mowinckel (Norvegjia) +0,31
7. Federica Brignone (Italia) +0,33
8. Michelle Gisin (Zvicra) +0,43
9. Joana Hählen (Zvicra) +0,46
10. Isabella Wright (SHBA) +0,55