Norvegjezi Henrik Kristoffersen ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.
Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:52,66 minuta, duke e lënë pas për 35 qindtat britanikun Dave Ryding.
Gjermani Linus Strasser bëri paraqitje shumë të mirë duke mbetur për 12 qindtat pas vendit të dytë dhe 47 qindtat nga fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme, Odermatt udhëheq me 1200 pikë, pasojnë Kilde 825, Mayer 692 pikë etj.
Në disiplinën e sllallomit, Kristoffersen kryeson me 356 pikë, pasojnë Brathen me 307, Strasser 278 pikë etj.
Renditja
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1:52,66
2. Dave Ryding (Britania e Madhe) +0,35
3. Linus Strasser (Gjermania) +0,47
4. Lucas Braathen (Norvegjia) +0.49
5. Marco Schwarz (Austria) +0,51
6. Giuliano Razzoli (Italia) +0,57
7. Joaquim Salarich (Spanja) +0,60
8. Istok Rodesh (Kroacia) +0,71
9. Michael Matt (Austria) +0,96
9. Alex Vinatzer (Italia) +0,96