Garë dramatike në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Kvitfjell të Norvegjisë.
Dy skiatorë me kohë të njëjtë në vend të parë.
Zvicerani Niels Hintermann dhe kanadezi Cameron Alexander triumfuan në lëshim, me kohë të kaluar 1:44,42 minuta.
Cameron Alexander
Austriaku Matthias Mayer zuri vendin e tretë dhe për vetëm 12 qindtat mbetet larg pozitës së parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1216 pikë, pasojnë Kilde me 870, Mayer 752 pikë etj.
Në lëshim Kilde udhëheq me 490 pikë, pasojnë Feuz me 487, Mayer 462 pikë.
Renditja
1. Cameron Alexander (Kanada) 1:44,42 minuta.
1. Niels Hintermann (Zvicra) 1:44, 42
3. Matthias Mayer (Austria) +0,12
4. Beat Feuz (Zvicra) +0,19
5. Aleksander Kilde (Norvegjia) +0,20
6. Johan Clarey (Franca) +0,57
7. Daniel Danklmaier (Austria) +0,61
9. Guglielmo BoscaI (Italia) +0,68
8. Dominik PARIS (Italia) +0,70