Skiatorja Lara Gut-Behrami zuri vendin e tretë në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Lenzerheide të Zvicrës.
Gruaja e futbollistit Valon Behrami mbetet për 88 qindtat larg pozitës së parë Romane Miradoli. Francezja Miradoli befason të gjithë me fitore, me kohë të kaluar për 1:19,87 minuta, 38 qindtat më e shpejt se amerikanja Mikaela Shiffrin.
Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me 1106 pikë, pasojnë Vlhova me 1039, Brignone 851, Goggia 851 pikë etj.
Brignone udhëheq me 506 pikë në supersllallom të madh, e ndjekur nga Curtoni 374, Goggia 332 pikë etj.
Renditja
1. Romane Miradoli (Franca) 1:19,87
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,38
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,88
4. Marta Bassino (Italia) +0,90
5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,94
6. Tessa Worley (Franca) +1,37
7. Kira Weidle (Gjermania) +2,02
8. Michelle Gisin (Zvicra) +2,04
9. Laurica Gauche (Franca) +2,20
9. Federica Brignone (Italia) +2,20