Skiatori italian, Dominic Paris, kremton fitoren e tij të 17-të në karrierën e tij.
Ai triumfon në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kvitfjell të Norvegkisë.
Paris zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43,92 minuta, duke lënë pas për 55 qindtat norvegjezin Aleksander Kilde.
Dy zviceranët Beat Feuz e Niels Hintermann përfunduan në vend të tretë me kohë të njëjtë, 81 qindtat ngecën nga fituesi i garës.
Renditja
1. Dominik Paris (Italia) 1:43,92
2. Aleksander Kilde (Norvegjia) +0,55
3. Beat Feuz (Zvicra) +0,81
3 . Niels Hintermann (Zvicra) +0,81
5. Ryan Cochran-siegle (SHBA) +1,06
6. Vincent Kriechmayr (Austria) +1,20
7. Jefrey Read (Kanada) +1,39
8. Travis Ganong (SHBA) +1,42
8. Maxence Muzaton (Franca) +1,42
10. Josef Ferstl (Gjermania) +1,43