Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, është kampione në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës.
Ajo ka siguruar vendin e parë me 710 pikë, duke siguruar “Globin e vogël Kristaltë”.
Në vend të dytë është Shiffrin me 469 pikë, pason Liensberger me 372 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin kryeson me 1245 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 1189, Brignone 931 pikë etj.