Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, duke bërë edhe një hap drejt titullit.
Gara e lëshimit u mbajt në Courchevel/Meribel të Francës.
Mikaela Shiffrin përfundoi e para me kohë të kaluar për 1:27,00 minuta, me kohe më shpejt për 10 qindtat se vendi i dytë.
Dy skiatore renditen në vend të dytë me kohë të njëjtë, Joana Hählen (Zvicra) e Christine Scheyer (Austria).
Lara Gut – Behrami përfundon në vend të tretë me 16 qindtat e kohës më të dobët se skiatorja amerikane.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1345 pikë, duke lënë pas Vlhovën me 1189.
Në disiplinën e lëshimit, Goggia prin me 504 pikë, pas saj mbetet Suter me 407 pikë.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:27,00
2. Joana Hählen (Zvicra) +0,10
2. Christine Scheyer (Austria) +0,10
4. Michelle Gisin (Zvicra) +0,14
5. Lara Gut - Behrami (Zvicra) +0,16
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,22
7. Ester Ledecka (Çekia) +0,28
8. Romana Miradoli (Franca) +0,38
9. Priska Nufer (Zvicra) +0,43
10. Elena Curtoni (Italia) +0,59