Skiatori Arbi Pupovci, anëtar i Kombëtares A të Kosovës, dje dhe sot ka marrë pjesë në garat e FIS që janë zhvilluar në Kolashin të Malit të Zi, ku në disiplinën e sllallomit.
Ai është radhitur i 8-ti nga 17 garues.
Në disiplinën e sllallomit të madh është radhitur i 10-ti nga 20 garues.
Me këto rezultatet Arbi arrin pikë të FIS-it prej 122.13 në sllallom dhe 117.05 në sllallom të madh, kurse nesër prapë do të ketë mundësinë e përmirësimit të pikëve në garën e radhës në sllallom të madh, njofton Federata e Skitarisë e Kosovës.