Zvicerani Marco Odermatt, kampion i ri i botës, sot ishte fenomenal duke triumfuar në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Courchevel/Meribel të Francës.
Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:10,40 minuta, duke lënë pas për 49 qindtat norvegjezin Lucas Braathen.
Loic Meillard nga Zvicra renditet në vend të tretë por me kohë më të dobët për 63 qindtat se fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1639 pikë, duke lënë pas Kilden me 1172 sosh.
Odermatt është kampion në sllallomin e madh, me gjithsej 720 pikë, duke lënë pas norvegjezin Kristoffersen me 453.
Zvicerani Odermatt është fitues i “Globit të vogël të kristaltë” në sllallomin e madh.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:10,40
2. Lucas Braathen (Norvegjia) +0,49
3. Loic Meillard (Zvicra) +0,63
4. Stefan Brennsteiner (Austria) +0,74
5. Gino Caviezel (Zvicra) +0,88
6. Alexis Pinturault (Franca) +0,92
7. Patrick Feuerstein (Austria) +1,16
8. Atle L. Mcgrath (Norvegjia) +1,18
9. Justin Murisier (Zvicra) +1,43
10. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1,44
10. Marco Schwarz (Austria) +1,44