Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, është kampione e re në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës.
Skiatorja sllovene, Andreja Slokar, ka shënuar fitore në sllallom, duke arritur e para me kohë të kaluar për 1:36,54 minuta, në garën që u mbajt në Qendrën e skive në Courchevel/Meribel të Francës.
Ajo pati kohën më të mirë për 48 qindtat se skiatorja gjermane Lena Dürr dhe 81 qindtat se sllovakja Petra Vlhova.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin është e para me 1457 pikë, pason Vlhova me 1249. Në sllallom Vlhova është kampione me 770 pikë, duke lënë pas amerikanen Shiffrin me 501.
Renditja
1. Andreja Slokar (Sllovenia) +1:36,54
2. Lena Dürr (Gjermania) +0,48
3. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,81
4. Ana Bucik (Sllovenia) +1,04
5. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +1,22
6. Ali Nullmeyer (Kanada) +1,27
7. Wendy Holdener (Zvicra) +1,32
8. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,48
9. Amelia Smart (Kanada) +1,56
10. Anna Swenn Larsson (Suedia) +1,80