Gara e fundit e skijimit e këtij edicioni të Kupës së Botës u fitua nga norvegjezi Atle Lie McGrath.
Ai ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit me kohë të kaluar për 1:34,52 minuta, në garën që u mbajt në Courchevel/Meribel të Francës.
Norvegjezi Henrik Kristoffersen renditet në vend të dytë me 37 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë, ndërsa austriaku Manuel Feller arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë.
Kristoffersen fiton “Globin e vogël të Kristaltë”
Kristoffersen është kampion në sllallom, duke fituar “Globin e vogël të Kristaltë”.
Ai zuri vendin e parë me 371 pikë, duke lënë pas Braathen me 323, Strasser 307 pikë etj. Marco Odermatt i Zvicrës, është kampion i botës. Ai zuri vendin e parë në Kupën e Botës, me 1639 pikë, pas tij është Kilde me 1172 pikë. Odermatt fiton “Globin e madh të Kristaltë”.
Renditja
1. Atle Mcgrath (Norvegjia) 1:34,52
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,37
3. Manuel Feller (Austria) +0,77
4. Abert Popov (Bullgaria) +0,93
5. Joaquim Salarich (Spanja) +0,97
6. Timon Haugan (Norvegjia) +1,01
7. Tomasso Sala (Italia) +1,08
8. Luke Winters (SHBA) +1,12
9. Marco Schwarz (Austria) +1,18
10. Michael Matt (Austria) +1,19