Të dy skitaret tona, Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci, kanë përfunduar garimin në EYOF Vuokatti 2022.
Kryeziu dhe Pupovci garuan sot në disiplinën e sllallomit paralel.
Të dyja u diskualifikuan në lëshimin e dytë. Në lëshimin e parë, Kiana ishte plus 2.80 sekonda prej vendit të parë, ndërsa Arba plus 4.31.
Për të dyja garueset tona, ishte gara e fundit në EYOF Vuokatti 2022.
Sot prej orës 13:00 me kohën tonë lokale, garon Drin Kokaj në sllallom paralel/