Edhe skitari Drin Kokaj garoi sot në disiplinën e sllallomit paralel në EYOF Vuokatti 2022.
Ai ishte i pafat, pasi doli nga shtegu në lëshimin e parë.
Në të njëjtën disiplinë, por në konkurrencën e femrave, sot garuan edhe Kiana Kryeziu e Arba Pupovci, të cilat u diskualifikuan në lëshimin e dytë.
Me garën e sllallomit paralel, përfundojnë garat për garuesit tanë në EYOF Vuokatti 2022.