Para pak ditëve u mbyllë edicioni 2021-22 në skijim. Edicion fantastik për skiatorin zviceran Marco Odermatt, kampion i botës (fitues i “Globit të Madh të Kristaltë”), fitues i një “Glob të vogël të Kristaltë”, medalje të artë olimpike në sllallomin e madh etj.
Marco Odermatt arriti 16 herë në podiume, duke përfshirë shtatë fitore. Pra, nuk është për t'u habitur që Odermatt është gjithashtu në krye të podiumit kur bëhet fjalë për paratë e çmimeve, shkruan mes të tjera media zvicerane "Blick".
Sipas faqes së internetit të FIS-it, fituesi i përgjithshëm i Kupës së Botës mblodhi 565,445 franga.
Sezoni i çmimeve për meshkuj 2021/22
1. Marco Odermatt 565,445 franga
2. Aleksander Kilde 468 900 CHF
3. Henrik Kristoffersen 308,546
4. Beat Feuz 228'600.
5. Vincent Kriechmayr 223,700
6. Matthias Mayer 205,600
7. Lucas Braathen 164,893 Fr.
8. Dominik Paris 159'590 Fr.
9. Dave Ryding 138,850
10. Atle Lie McGrath 135,200