Skitarja e Kosovës, Lirika Deva, ka fituar medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të FIS-it, "PIBA CUP" grupmosha U16, që po mbahet në Bansko të Bullgarisë.
Deva pati kohën vetëm 0.25 të qindtat e sekondës prapa vendit të parë.
Sukses pati edhe Elena Hoxha, e cila nga 26 garuese doli e teta.
Në konkurrencën e meshkujve, Klos Vokshi u rendit i 15-ti nga 38 garues.
KOK përgëzon suksesin e skitarëve tanë dhe iu uroj fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.