Skiatorja Kiana Kryeziu vizitoi komunën e Prishtinës, e cila u prit nga kryetari Përparim Rama dhe drejtori i drejtorisë së sporteve, Granit Rugova.
“Sot, bashkë me kryetarin Perparim Rama dhe nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, pritëm kampionen dhe sportisten e vitit të qytetit tonë, skiatoren Kiana Kryeziu.
Me paraqitjen e dinjitetshme në Lojërat Olimpike, Kiana na ka bërë krenarë të gjithëve.
Sot, ajo është shndërruar në një inspirim për gjeneratat e reja të cilat dëshirojnë të arrijnë sukses në sport.
Faleminderit për vizitën, kampione.
Ne do të jemi pas teje në çdo hap!”, ka shkruar Granit Rugova.