Kampioni në fuqi i botës, Marco Odermatt, skiatori zviceran, në. mënyrën më të mirë e ka filluar edicionin e ri.
Skiatori zviceran ka shënuar fitoren në hapje, ka fituar 100 pikët e para.
Ai e zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt në Qendrën e Skive në Soelden të Austrisë.
Odermatt arriti i pari me kohë të kaluar për 2:04:72 minuta, me kohë më të mirë për 76 qindtat se slloveni Zhan Kranjec.
Odermatt edhe në rrëshqitjen e parë dominoi dhe e ruajti me sukses vendin e parë por jo edhe norvegjezi Braathen që u rendit i dyti por bie në pozitën e pestë në rrëshqitjen e dytë.
Norvegjezi i mirënjohur Henrik Kristoffersen arriti në podium por me kohë më të dobët për 97 qindtat se vendi i parë apo për 13 qindtat ishte më i shpejt se bashkëkombësi i tij, Lucas Braathen.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:04:72
2. Zhan Kranjec (Sllovenia) +0,76
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjezi) +0,97
4. Lucas Braathen (Norvegjezi) + 1,10
5. Rasmus Windingstad (Norvegjezi) +1,11
6. Tommy Ford (SHBA) +1,16
7. Loic Meillard (Zvicra) +1,19
8. Alexander Schmid (Gjermania) +1,37
9. Stefan Hadalin (Sllovenia) + 1,38
10. Thibaut Favrot (Franca) +1,40