Skiatori norvegjez, Aleksander Aamodt Kilde, fituesi i “Globit të vogël të Kristaltë” në lëshim, ka treguar formë të lartë në garën e sotme.
Kilde ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimin në Kupën e Botës që u mbajt në Lake Louise të Kanadasë.
Norvegjezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:47,98 minuta, me një epërsi shumë të vogël, 6 qindtat e sekondës para austriakut Daniel Hemetsberger.
Zvicerani Marco Odermatt renditet në pozitën e tretë dhe për 10 qindtat mbetet larg fituesit të garës. Në përgjithësi ishte një garë interesante dhe me epërsi të ngushtë mes tre vendeve të para.
Rendtija
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:47,98
2. Daniel Hemetsberger (Austria) +0,06
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0,10
4. Mathias Mayer (Austria) +37
5. Beat Feuz (Zvicra) +63
6. Johan Clarey (FRnca) +88
7. Niels Hintermann (Zvcra) +95
8. Thomas DRessen (Gjermania) +1.02
9. Ryan Suegle - Cochran (SHBA) +1.12
10. Romed Baumann (Gjermania) +1.13