Skiatori, Marco Odermatt, ka triumfuar në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Lake Louise të Kanadasë.
Zvicerani Odermatt ka treguar paraqitje shumë më të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:32.53 minuta.
Odermatt arriti i pari me kohë më të mirë për 37 qindtat se norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde.
Kjo është fitorja e tij e pestë në supersllallomin e madh, tetë të tjerat i ka në sllallomin e madh.
Austriaku Matthias Mayer arriti në podium por me kohë më të dobët për 78 qindtat se fituesi i garës.
Gara u zvarrit për shkak të disa rrëzimeve, më së keqi e ka pësuar zvicerani Mauro Caviezel, i cili me helikopter u dërgua nga qendra e skive.
Renditja
1. Marco Odermatt (Sz) 1:32.53
2. Aleksander Aamodt Kilde (No) +0,37
3. Matthias Mayer (Ö) +0,78
4.Vincent kriechmayr (Austria) +86
5. Matthieu Bailet (Franca) +1.16
5. Andreas Sander (Gjermania) +1.16
7. Daniel Hemetsberger (Austria) +1.24.
8. Nils Allegre (Franca) + 1.28
9. Stefan Rogentin (Zvicra) +1.31
10. Jams Crawford (Kanada) + 1.33