Skiatori norvegjez, Aleksander Aamodt Kilde, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42,09 minuta apo ishte më i shpejt për 6 qindtat se zvicerani Marco Odermatt.
Kanadezi James Crawford renditet i tretoi me 79 qindtat e kohës më të dobët se i pari dhe ishte më i shpejt për 1 qindtën e sekondës se austriaku Mathias Mayer.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 340 pikë, duke lënë pas Kilden me 280 pikë etj. Në lëshim, Kilde kryeson me 200 pikë, 60 më shumë se Odermatt.
Renditja
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:42,09
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,06
3. James Crawford (Kanada) +0,79
4. Mathias Mayer (Austria) +0,80
5. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,94
6. Romed Baumann (Gjermania) +0,99
7. Ryan Cochran Siegle (SHBA) +1,06
8. Matthieu Bailet (Franca) +1,22
9. Niels Hintermann (Zvicra) +1,24
9. Beat Feuz (Zvicra) +1,24