Skiatorja italiane, Marta Bassino, është fituese e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Sestriere të Italisë.
Marta Bassino ka bërë një garë të përsosur, duke zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:28,89 minuta dhe la pas për 11 qindtat suedezen Sara Hector.
Vlholva në rrëshqitjen e parë ka qenë më e mirë për 7 se Bassino, por gjërat ndryshuan në rrëshqitjen e dytë.
Sllovakja Petra Vlhova përfundoi në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 40 qindtat se Bassino.
Gut Behrami në top 10-sh!
Gruaja e futbollistit Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, ka përfunduar në vend të shtatë me kohë më të dobët për 23 sekonda e 4 qindtat se fituesja e garës.
Shiffrin kryeson me 265 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, 20 më shumë se Goggia, 25 se Holdener e Suter dhe 45 para sllovakes Vlhova.
Gut Behrami udhëheq me 100 pikë në sllallomin e madh, duke lënë pas Bassinon me 80 e Hector me 60 pikë.
Renditja
1. Marta Bassino (Italia) 2:28,89
2. Sara Hector (Suedia) +0,11
3. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,40
4. Federica Brignone (Italia) +0,66
5. Tessa Worley (Franca) +1,26
6. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,96
7. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +2,04
8. Paula Moltzan (SHBA) +2,07
9. Ranghild Mowinckel (Norvegjia) +2,33
10. Wendy Holdener (Zvicra) +2,36