Skiatorja italiane, Sofia Goggia, është në formë të lartë, e cila ka triumfuar në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në St. Moritz të Zvicrës.
Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:28.85 minutë, duke lënë pas për 43 qindtat e sekondës sllovenen Ilka Stuhec.
Kira Weidle arriti në podium dhe me kohë më të mirë për 9 qindtat se skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, që renditet në vend të katërt.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 475 pikë, pasojnë Goggia 425, Holdener 366 e Vlhova 340.
Në lëshim, Goggia prin me 380 pikë, e ndjekur nga Suter me 218, Stuhec 192 pikë etj.
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:28.85
2. Ilka Stuhec (Sllovenia) +0.43
3. Kira Weidle (Gjermania) +0.52
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,61
5. Cornelia Hütter (Austria) +0,75
6. Nina Ortlieb (Austria) +0,81
7. Mirjam Puchner (Austria) +1,04
8. Elena Curtoni (Italia) +1,16
9. Joana Hählen (Zvicra) +1,29
10. Jasmine Flury (Zvicra) +1,32