Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka triumfuar në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në St. Moritz të Zvicrës.
Mikaela Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:14,02 minuta apo ka qenë më e shpejt për 12 qindtat se Elena Curtoni e Italisë.
Francezja Romane Miradoli renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 40 qindta se fituesja e garës dhe për 17 qindtat është më e shpejt se Michelle Gisin e Zvicrës.
Lara Gut-Behrami
Skiatorja zvicerane apo siç njihet si nusja e Kosovës, Lara Gut-Behrami, ka përfunduar në pozitën e tetë me kohë më të dobët për 99 qindtat se pozita e parë.
Në supersllallom të madh. Curtoni kryeson me 120 pikë, duke lënë pas Sutter me 116, Mowinckel e Shiffrin me nga 100,.
Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 575 pikë, pasojnë Goggia me 470, Holdener 376, Vlhova 340, Sutter 334, Curtoni 306, Gut Behrami 255 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:14,02
2. Elena Curtoni (Italia) +0,12
3. Romane Miradoli (Franca) +0,40
4. Michelle Gisin (Zvicra) +0,57
5. Sofia Goggia (Italia) +0,60
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,67
7. Mirjam Puchner (Austria) +0,96
8. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,99
9. Nicole Schmidhofer (Austria) +1.05
10. Ramona Siebenhofer (Austria) +1,16