Norvegjezi Lucas Braathen doli i pari në rrëshqitjen e dytë nga vendi i tretë që e zuri në grahjen e parë, në garën e sllallomit të madh që u zhvillua në Qendrën e Skive në Alta Badia të Italisë.
Braathen ka shënuar fitore të madhe dhe me një epërsi shumë të ngushtë ndaj vendit të dytë.
Norvegjezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:36,35 minuta apo me kohën më të mirë për 2 qindtat se bashkëkombësi i tij, Henrik Kristoffersen.
Marco Odermatt
Kjo është dëshmia më e mirë për një rivalitet të madh në shtigjet e bardha mes tre skiatorëve që arritën në podium.
Zvicerani Marco Odermatt ka përfunduar në pozitën e tretë por me vetëm 10 qindtat e sekondës ngeci nga fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme, Odermatt udhëheq me 696 pikë duke lënë pas Kilden me 525 pikë, ndërsa në sllallomin e madh, Odermatt kryeson me 260 pikë, i ndjekur nga Kranjec me 185.
Renditja
1. Lucas Braathen (Norvegjia) 2:36,35
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,02
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0,10
4. Akexis Pinturault (Franca) +0,67
5. Zhan Kranjec (Sllovenia) +0,69
6. Marco Schwarz (Austria) +0,75
7. Lie Mcgrath (Norvegjia) +0,80
8. Alesander Schmid (Gjermania) +0,91
9. Justin Murisier (Zvicra) +1,21
10. Filip Zubçiç (Kroacia) +1,28